Rama paralajmëron subjektet në bregdet: Trajtoni ujërat e zeza ose harroni të ardhurat

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në prag të çeljes së sezonit turistik, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe një herë subjektet që operojnë në bregdet të pajisen me sisteme depurimi për trajtimin e ujërave të zeza.

Në të kundërt, tha Rama, kush do të kapet në shkelje dotë rrezikojë të humbasë të gjithë të ardhurat e parashikuara për të fituar nga turizmi.

Rama: E përsëris mesazhin e Ministrit për të gjithë strukturat pritëse që kanë marrë prej disa kohësh një lajm shumë të qartë nga qeveria përmes Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Nuk do të lejojmë dhe do të ndëshkojmë struktura pritëse në bregdet që derdhin ujërat e zeza në det. Të gjitha strukturat pritëse në bregdet duhet të marrin masa për tu pajisur me sistemet e deporimit dhe për të garantuar që çka është domosdoshmëria e aktivitetit të tyre të mos kthehet në një kosto as për mjedisin, as për vizitorët dhe as imazhin e vendit tonë. Jemi të vetëdijshëm që në këtë sezon nuk do të arrijmë të bëjmë gjithçka në këtë drejtim por të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se kushdo të gjendet në shkelje të këtij kushti nuk do të tolerohet dhe do të rrezikojë të humbasë të gjithë të ardhurat e pritshme nga sezoni turistik.

Kryeministri tha se qeveria ka marrë të gjitha masat për të garantuar një rritje të disa parametrave të sezonit turistik.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-paralajmeron-subjektet-ne-bregdet-trajtoni-ujerat-e-zeza-ose-harroni-te-ardhurat

Free Traffic Exchange