Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 800 banorë romë dhë egjiptianë kanë akses më të mirë në shërbime publike në Durrës, Tiranë, Berat dhe Shkodër.
Qendrat komunitare në këto qytete kanë ofruar shërbime plotësuese me fokus fuqizimin e familjes si njësi zhvillimi, në fushat e arsimit, shëndetësisë, punësimit, regjistrimit civil dhe strehimit.
Ky projekt pilot është i financuar nga BE dhe PNUD, i cili ka asistuar Shërbimin Social Shtetëror dhe Bashkitë në ofrimin e shërbimeve për përmirësimin e aksesit të këtyre komuniteteve në shërbime publike.
Ky është flamuri i komunitetit rom i cili është projektuar në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe do të qëndrojë për 4 netë rresht deri me 8 Prill, në Ditën Ndërkombëtare të Romëvë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sherbime-inovatore-fuqizimin-e-familjeve-te-komunitetit-te-romeve-dhe-egjiptianeve