Ministrja Xhaçka pret zëvendëskryeministrin dhe njëherazi ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë z. Krsti?evi?: Bashkëpunim për modernizimin e FA. Shqipëria dhe Kroacia shprehën gatishmërinë për të çuar më tej bashkëpunimin dypalësh në fushën e Mbrojtjes, por edhe për ndihmën reciproke në rastet e fatkeqësive natyrore.
Në 9 - vjetorin e anëtarësimit në NATO të të dy vendeve, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka priti në Tiranë zëvendëskryeministrin, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë Damir Krsti?evi?, i cili po zhvillon një vizitë dyditore në vendin tonë. Ministrja Xhaçka, i cilësoi Shqipërinë dhe Kroacinë si aleatë të dallueshëm dhe të besueshëm të NATO, si dhe vlerësoi kontributin e dy vendeve në gjithë angazhimet e Aleancës. Xhaçka shprehu mirënjohjen për vëmendjen që Kroacia i ka kushtuar Republikës së Kosovës, duke e bërë pjesë të nismave rajonale.
Dy personalitetet shprehën gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit, si dy vende që janë faktorë qëndrueshmërie në Ballkanin Perëndimor. Ministrja Xhaçka e njohu bashkëbiseduesin e saj me synimet e vendit tonë për modernizimin Forcave të Armatosura, si dhe diskutoi edhe për rritjen e kapaciteteve të tyre. ?E njoha bashkëbiseduesin tim me synimet për modernizimin Forcave të Armatosura.