Ora News - Tiranë, hapet qendra e re sociale në Bregun e Lumit, përfitojnë 170 familje e 300 fëmijë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një qendër e re komuntare është hapur në Tiranë për ti ardhur në ndihmë 170 familjeve në nevojë dhe 300 fëmijë të moshës 4 deri 15 vjeç.

Qendra Komunitare Multifunksionale është hapur pranë Bregut të Lumit dhe do të shërbejë edhe si mjedis për zhvillimin e aktiviteteve që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit.

Qendra u përurua dje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe anëtari i Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein.

Veliaj, duke falenderuar institucionet europiane për kontributin në Tiranë, tha se kjo qendër synon nxitjen e zhvillimit të fëmijëve dhe të rinjve përmes edukimit, argëtimit, aftësimit profesional.

Erjon Veliaj: ?Ata që kanë bërë diçka të mirë për ne janë miqtë e BE-së, KE-së dhe Parlamentit Europian sepse duke na dhënë këtë qendrën këtu, na kanë dhënë një mjedis fantastik për fëmijët, ku mund të bëjmë kurse, të mësojmë, të ushqehemi dhe të bëjmë detyrat e shtëpisë.

Unë besoj se një qytet me kaq shumë probleme, vlerësojmë jo ata që ankohen dhe thonë: ?Shiko sa probleme ka?, por ata që thonë: ?Po, ka probleme, por ne do t?ju ndihmojmë?.?

Ndërsa Fleckenstein, u shpreh se kjo qendër do të jetë një mjedis për të rinjtë dhe njerëzit në nevojë.

?Jam shumë i lumtur që më ftuat këtu dhe jam shumë i lumtur që Bashkimi Europian dha disa para që ju mund t?i përdorni sepse jo gjithmonë politikanët japin para. Së dyti, do të doja t?u them pse po e bëjmë një gjë të tillë, pse kryebashkiaku po e bën një gjë të tillë, pse Bashkimi Europian po e bën një gjë të tillë: Ne duam t?ju ndihmojmë që të bëheni të fuqishëm dhe të mençur.

Dua që të më premtoni që kur ju të rriteni, të bëheni më të fuqishëm, të jeni ju ata që do të kontribuoni në këtë vend që të bëhet më i mirë,?-iu drejtua Fleckenstein fëmijëve.

Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të njoftojnë autoritetet nëse shohin një fëmijë në rrugë.

?E kemi shumë të nevojshme që në qoftë se ka fëmijë të tjerë në situatë rruge t?i ftojmë këtu. Nuk është detyra e një fëmijë që të shkojë në rrugë dhe të lypë.

Ndaj nëse dini fëmijë të tjerë, që prindërit i detyrojnë të dalin në rrugë, na njoftoni që t?i sjellim të gjithë këtu dhe ashtu siç po kalojmë bukur këtu, edhe ata të kenë të njëjtin shans për të ecur përpara në jetë.

Sa më shumë të mësojmë tani dhe të kapim kohën e humbur, aq më të mirë do bëhemi nesër.?
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirane-hapet-qendra-e-re-sociale-ne-bregun-e-lumit-perfitojne-170-familje-e-300-femije