Rama: Mbështetje agroturizmit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare synon ti japë një mbështetje të posaçme sektorit të turizmit, për ta bërë vendin edhe në konkurrues përballe shteteve të tjera të rajonit.Në panairin e turizmit, kryeministri Rama vuri në dukje mungesën e strukturave akomoduese të certifikuara me 4 e 5 yje.Por ulja e TVSH në 6 përqind si dhe investimet në zonat malore po sjellin ndryshimin. Pjesë e programit është edhe mbështetja për agroturizmin.Deri në javën ë fundit të këtij muaji do bëjmë të ditur edhe lehtësirat për ata sipërmarrës e familje që do të ngrenë strukturat e agroturizmit. Nxitja e këtyre investimeve dhe përfshirja e sipërmarrësve dhe familjeve kudo, do sjellë patjetër krijimin e një efekti zinxhir për ti dhënë mundësi rritjes së ekonomisë familjare në fshat. Aty ku natyra dhe mundësia për të mirëpritur është mundësi për të dalë nga kthetrat e varfërisë.Por turizëm tërheqës dhe investime në këtë sektor nuk mund të ketë pa siguruar elementët bazë:Dua të them se qeveria, është përgatitur është përgatitur për të garantuar një rritje të disa parametrave të sezonit turizmit: pastërtinë, sigurinë dhe elementë të rinj që kanë të bëjnë me elementë që kanë të bëjnë me turistët që veç plazhit të shkojnë në destinacione të ndryshme me festa tradicionale, etj.?Strukturat pritëse - tha Rama -, e kanë marrë prej kohësh një paralajmërim të qartë nga qeveria: Nuk do të lejojmë dhe do të ndëshkojmë struktura pritëse ne bregdet që derdhin ujërat e zeza në det, të gjitha duhet të marrin masa për të garantuar që çka është domosdoshmëria e aktivitetit të tyre të mos kthehet në kosto për vendin dhe turizmin. Këtë sezon ndoshta nuk do arrijmë të bëjmë gjithçka, por kush shkel këtë kusht,m do të ndëshkohet dhe do të rrezikojë të humbë të ardhurat?.Numri i turistëve në Shqipëri sipas të dhënave ka shënuar rritje vit pas viti.

Free Traffic Exchange