Report TV - Protestat, Meta: Klimë e papranueshme, qeveria dhe opozita të dialogojnë

2018-05-12 0

TIRANE-Pas protestave dhe mosbindjes civile gjatë ditës së djeshme, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kërkuar nga qeveria dhe opozita që të ulen në dialog për të evituar cdo shkak për tensione të panevojshme dhe konflikte që nuk i shërbejnë as vendit dhe as qytetarëve. I pranishëm në takimin ?Aleanca Kombëtare e Studentëve Senatorë?, Meta u shpreh se jetojmë në një klimë konfliktualiteti, arrogance dhe arbitrariteti.

Aleanca Kombëtare e Studentëve Senatorë do të adresojë problemet e arsimit. Duhet të mbështesim iniciativat e të rinjve. Jetojmë në një klimë të papranueshme konfliktualiteti dhe përjashtimi, arbitrariteti dhe arrogance.

Mesazhi i im ka qenë i qartë; opozita ka mundësitë për të shfrytëzuar instrumentet e saj për të rritur kontrollin parlamentar, por edhe mazhoranca duhet të jetë më e interesuar për dialog të qëndrueshëm me opozitën dhe të gjithë shqiptarët për të evituar cdo shkak për tensione të panevojshme dhe konflikte që nuk i shërbejnë as vendit dhe as qytetarëve.

Presidenti Ilir Meta
I pyetur se si i gjykon thirrjet e opozitës për mospagim taksash, Meta u shpreh kundër, pasi shteti, sipas tij mbahet nga taksat.

Ky vend qëndron në bazë të kontributit të cdo qytetari dhe cdo taksapaguesi dhe në këtë drejtim qeveria dhe opozita duhet të rrisnin bashkëpunimin në respekt të qytetarëve dhe pretendimeve të tyre dhe taksapaguesve që mbajnë shtetin.