Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman nga Shkodra ku ishte i pranishëm në një takim të zhvilluar për parandalimin e krimit tek të rinjtë u shpreh se në vendin e tij ka shumë shqiptarë që janë përfshirë në krimin e organizuar. Ai i cilësoi statistikat të frikshme, pasi 742 shqiptarë janë në burgje, kryesisht nga Shkodra, Kukësi dhe Dibra.
Kemi mbi 150 mijë shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe. Fatkeqësisht kemi edhe shqiptarë që janë përfshirë në krimin e organizuar. Statistikat janë të frikshme, në burgjet tona janë 742 shqiptarë e kryesisht të arrestuarit janë nga Shkodra, Kukesi dhe Dibra, 60-70% e tyre. Ne e dimë pse ndodh kjo. Lidhjet datojnë që nga vitet ?90. Shumica janë për shkelje penale dhe mbi gjysma për shkelje për trafikim të kokainës apo dograve të tjera. Nuk janë probleme të vogla.
Kemi një numër që rritet të shqiptarëve që merren me krimin e organizuar. E kuptoj se një pjesë e shqiptarëve shkojnë në mënyrë ilegale për një jetë të mirë. Fokusi jonë nuk është të flasim për këto individë por për ata që janë të përfshirë në krimin e organizuar ose për ata që organizojnë emigrimin e paligjshëm. Ata që vijnë me varka ose kamionë dhe pjesa më e madhe janë me fat që kanë shpëtuar gjallë. Krimi i organizuar i bën shumë dëm shoqërisë shqiptare dhe sidomos veriut.