Ora News - Donald Lu tregon eksperiencen kur në marshimin krah LGBTIQ u goditën me vezë e domate

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke folur në një aktivitet të organizuar nga shoqëria civile, Hysi tha se ligjvënësit nuk patën turp kur u ulën përkrah kriminelëve në Parlament, ndërsa stepen kur flitet për LGBT se kanë frikë se humbasin elektoratin.

Ambasadori Donald Lu ndan me të gjithë eksperiencën e tij kur iu bashkua "Marshimit të krenarisë" një aktivitet i organizuar tre vite më parë për rritjen e ndërgjegjësimit dhe më shumë të drejta për komunitetin LGBTIQ.

Tregon se kishte mbetur i shokuar kur qytetarët goditën me vezë dhe domate dhe njëra prej tyre goditi një fëmijë.

Donald Lu: Mbetem i shokuar kur tre vjet më parë ngisja biçikletën në marshimin e krenarisë LGBTIQ. U shokova nga pandjeshmëria dhe padia e disa qytetarëve. Megjithëse atë ditë kishte mbrojtje të madhe nga policia, dikush hodhi një vezë që pothuasje goditi një djalë 4 vjeçar i cili ishte në marshim me babain e tij. Një nga kolegët e mija të ambasadës u godit me një domate.

Më thanë se kjo ishte shumë më mirë sesa kërcënimet e sharjet e viteteve të para.

Ambasadori amerikan pranon se ka përparime në këto tre vite por se ka ende diskriminim dhe homofobi.

Donald Lu: Është e vërtetë se kam parë përparim gjatë tre viteve të mia në Tiranë, por kam parë dhe diskriminimin dhe homofobi të vazhdueshme. Kam parë fare pak politikanë të gatshëm të marrin pjesë në aktivitete, të mbështesin këtë komunitet siç është marshimi i krenarisë apo mbrëmja gala për indeksin LGBTIQ. Vetëm pak prej tyre kishin kurajo. Mund të përmend Igli Totozani, Vasilika Hysi, Elona Gjebrea dhe Olta Xhaçka.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/donald-lu-tregon-eksperiencen-kur-ne-marshimin-krah-lgbtiq-u-godit-me-veze-e-domate