Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një fëmijë tre vjeç ndërroi jetë në Durrës, për shkaqe që zyrtarisht janë ende nën hetim.
Burimet i thanë Ora News se fëmija, dyshohet se pësoi asfiksi teksa po ushqehej në një kopsht privat.
Burime nga spitali bëjnë me dije se fëmija ka qenë duke ngrënë vaktin e drekës kur ushqimi i ka kapërcyer dhe i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes
Fëmija që identifikohet me inicialet D. Z, sipas Policisë së Durrësit është dërguar në urgjencë direkt nga kopshti privat në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, burime nga Drejtoria Arsimore në Durrës, thonë se fëmijë ka ngrënë mëngjesin dhe drekën në kopsht dhe rreth orës 12.30 është ndier keq duke i filluar të vjellat dhe i ra gjendje të fikëti.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/femija-humb-jeten-ne-nje-kopsht-privat-ne-durres