Daut Gumeni, anëtar i Autoritetit të Hapjes së Dosjeve i ftuar në emisionin ?45 minuta? të gazetarit Denis Minga kundërshton qëndrimet e historianit Pëllumb Xhufi, sa i takon Kampit të Tepelenës ku në vitet e diktaturës janë mbajtur të internuarit politik.
Deklaratat e Xhufit se sipas CIA-s Kampi i Tepelenës ishte më i miri, Gumeni i ka cilësuar emocionale, ndërsa solli në vëmendje se në atë vend, për shkak të mungesës së ushqimit dhe kushteve mizerabël kanë humbur jetën fëmijë.
?Xhufi ka bërë edhe deklarime emocionale për të cilat nuk mund të jem dakord. E vërteta është se kur vdisnin fëmijë dhe varroseshin në anë të lumit pa varra, aty mbaron çdo justifikim. Kur gra të reja hidheshin në pus të djallit, në një grykë të uritur që edhe policët i merrte uria, nuk ka justifikim kjo punë. Flitet nga 300-400 fëmijë që kanë humbur jetë. Në Tepelenë kam qenë nga 49 në 54. Për numrin e të dënuarve në këtë kamp ka qëndrime të ndryshme, ca thonë 4000, ca 2000, ca 2500.
Gjatë 50 viteve të regjimit komunist historianët nuk kanë mbledhur të dhëna për emrat e atyre që kanë kaluar në këtë kamp. Gjëja e rëndë është se pavarësisht ç?a ka bërë babai, nuk ka pse paguan fëmija. Kushtet ishin të tilla që do vdisnin fëmijë, aty kishte krimba, diku gjymtoheshin nga shpërthimi i kapsollave?.