Ora News - Shkaterrohet grupi kriminal që merrej me kontrabandën e mallrave

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Operacioni ?Forca e Ligjit? godet një tjetër grup të strukturuar kriminal që operonte në Tiranë në fushën e kontrabandës së mallrave pa akcizë.

Policia ka ndaluar 17 persona dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë, si anëtarë të këtij grupi.

Sekuestrohet kafe, koli me cigare, automjete dhe shuma të mëdha lekësh

Operacioni u kodua ?Kontrabanda 2018?. Grupi ndiqej prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit.

Policia informon: "Arrestimi i anëtarëve të dyshuar të këtij grupi kriminal, u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm për veprat penale ?Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim transportim i mallrave që janë kontrabandë?, parashikuar nga nenet 178/3 dhe 172/2 të Kodit Penal".Çdonjëri prej të ndaluarve kishte funksione dhe role të caktuara në këtë veprimtari si financues, transportues, tregëtues dhe apo magazinues malli. Çdonjëri prej të ndaluarve kishte funksione dhe role të caktuara në këtë veprimtari si financues, transportues, tregëtues dhe apo magazinues malli.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkaterrohet-grupi-kriminal-qe-merrej-me-kontrabanden-e-mallrave