Ora News - Mosbindja civile në Vorë, Basha këmbë kryq në autostradë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Segementi i parë rrugorë që u bllokua nga protestuesit ishte kryqëzimi në Vorë.

Protestuesit dolën në autostrade por dhe në rrugët dytësorë në orën 9 e 40, duke mos lejuar kalimin e automjeteve.

Mes qytetarëve ishin deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa pak minuta më vonë u bashkua edhe Lulzim Basha bashke më bashkëshorten Aurela.

Protesta ishte e qetë, ndërsa Basha e shfrytëzoi për të diskutuar me qytetarët. Nuk munguan as foto selfie.

Për tu çlodhur, basha u ul me protestuesit këmbë kryq në mës të autostradës.

Policia qëndronte largt dhe nuk ndërhyri për asnjë moment.

Ndërsa kishte qytetarë apo drejtues automjetesh të bllokuar që shikonin me kureshtje protestën, kishte nga ata që e shfrytëzuan kohën edhe për gjumë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-kembe-kryq-ne-autostrade