Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Bradashesh që ishte një nga katër pikat kyce, e lajmëruar për të bllokuar gjithcka nisi normalisht. Edhe pse ndezja e këtyre gomave apo dhe hedhja e tymuesve u duk sikur do të krijonte tension.
Të ardhur nga Korça, Pogradeci, Librazhdi, Gramshi, Cërriku dhe Prrenjasi qytetarët u vendosën në këtë rrethrrotullim që sic duket ishte nën patronazhin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreut të grupit të PD-së, Edmond Spaho.
Rruga u la e lirë vetëm për ambulancat.
Çdo tentativë e drejtuesve të tjerë të mjeteve hasi në kundërshtinë e protestuesve duke u pasuar edhe me tensione.
Taksat ishin argumenti kryesor, si i protestuesve, ashtu dhe i politikës.
Protestuese: Turp për këtë qeveri. Na kanë marrë frymën taksat.
Protestues: Taksë në karburant, taksë në qarkullim, taksë në rrugë. Si përballojnë dot njerëzit.
Kryemadhi: Heqja e taksës së rrugës së Kukësit, heqja e TVSH-së për bizneset e vogla, rikthimi në skemën e ndihmës ekonomike të 20 mijë familjeve, protestat janë të qytetarëve. Ne jemi thjesht mbështetës dhe garant të tyre këtu.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mosbindja-civile-ne-elbasan