Ndër ligjet e miratuara sot nga Kuvendi i Shqipërisë ishte edhe ai për diasporën, që mori 74 votat e shumicës, përkatësisht nga PS dhe PDIU, ndërkohë që opozita mungoi në seancë.
Por një incident i brendshëm duket se është shënuar në radhët e shumicës.
Ministri i Diasporës Pandeli Majko, kishte mbështetur propozimin e deputetit Adnor Shahmeti lidhur me një ndryshim në nenin 18 të ligjit, por ky ndryshim është kundërshtuar nga kolegët e Majkos, Taulant Balla dhe Mimi Kodheli, të cilët deklaruan se kërkesa për ndryshimin nuk ishte paraqitur brenda afateve ligjore.
Pas miratimit të ligjit pa ndryshimin që ishte mbështetur nga ministri për Diasporën, Pandeli Majko është ngritur dhe është larguar në mënyrë demonstrative nga salla, jo pak i mërzitur.