Ora News - Fleckenstein: Koha të çelen negociatat, demonstrata nuk ndikon në raport

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Europarlamentari Knut Fleckenstein duket se po ikën me emocione pozitive në Bruksel pas takimeve me politikën shqiptare në vizitën dy ditore në Tiranë. Dhe për këtë ai renditi dhe arsyet.

Fleckenstein: Jam për dy gjëra i lumtur. Së pari për një gjë edhe pse pak e kushtëzuar, që ka një sinjal të qartë nga opozita se ata janë në favor të hapjes së negociatave. Ata mendojnë se është gjëja e duhur që duhet bërë tani. Dhe gjëja e dytë që jam vërtetë me mbresë është komisioni i posacëm për ndryshimet në kodin zgjedhor. Kjo tregon edhe në këtë fazë të hershme që edhe opozita edhe shumica mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe natyrisht edhe kjo duhet mbështetur qoftë nga shoqëria këtu, qoftë nga PE. Kjo është një hga çështjet më të rëndësishme dhe kurdo që të na kërkohet do të mbështesim këtë bashkëpunim.Me atë që më thanë dy bashkëkryetarët bashkëpunimi deri tani funksionon dhe është shumë i mirë.Shpresoj fort që shtatorin e ardhshëm kur unë të vij të kemi arsye për të festuar paksa por gjithashtu edhe të përgatitemi për punën që na pret.

Në konferencën për mediat para largimit, Fleckenstein tha se shpreson që Komisioni Europian të nxjerrë një rekomandim të pa kushtëzuar për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Sipas tij vendi ynë ka bërë aq progres sa për të merituar hapjen e negociatave edhe pse i mbetet shumë punë për të bërë në të ardhmen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fleckenstein-i-lumtur-qe-opozita-mbeshtet-negociatat-kur-te-vi-ne-shtator-shpresoj-te-festojme