Protesta, bllokohen akset kombëtare - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për mese dy orë, katër akse kryesore rrugore që lidhin Tiranën me veriun dhe jugun e vendit, u bllokuan nga opozita. Mosbindja civile krijoi kaos në qarkullim pasi makinat krijuan radhë kilometrike në Elbasan, Lushnje dhe Milot.Në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan protesta u zhvillua me tensione, ndërsa u shënua dhe incidenti i parë.Në shenjë revolte qytetarët dogjën gomat në mes të rrugës, duke penguar lëvizjen e makinave.Varfëria, papunësia dhe taksat e larta ishin ankesat kryesore të e protestuesve. Ata fajësuan kryeministrin Edi Rama për gjendjen që po kalojnë.Ndërkohë për shkak të trafikut tejet të rënduar, një ambulancë që po transportonte një të sëmurë mbeti e bllokuar.Pas disa minutash përpjekje protestuesit i hapën rrugën.Edhe në Milot u dogjën goma makinash.Banorë të katër qarqeve, Lezhë, Shkodër, Kukës dhe Dibër protestuan në kryqëzimin e Milotit kundër taksës së rrugës së Kombit, por edhe ndaj varfërisë, keqqeverisjes dhe rritjes së kriminalitetit.Në mbështetje të tyre ishin edhe kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.Ndërsa në Lushnje protestuesit kërkuan largimin e Ramës me këngë.Protestuesit u mblodhën në rrethrrotullimin e Cermës. Edhe këtu protestuesit nuk i kursyen akuzat ndaj qeverisë.
Dhjetëra forca policie monitoruan nga larg protestat në disa rrethe, por nuk pati asnjë moment problematik që të kërkonte ndërhyrjen e tyre.

Free Traffic Exchange