Dy orë flakë, përplasje dhe bllokim, opozita mbyll protestën: Të largohet Rama

2018-05-12 0

Opozita shqiptare zhvilloi sot për mbi dy orë një protestë në katër akse kryesore që të sjellin në Tiranë duke i bllokuar. Mosbindja civile e opozitës nisi në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 12:20 minuta, ndërsa u bllokuan akset; rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, rrethrrotullimi në Çermë, rrethrrotullimi Milot dhe në Vorë.

Në Elbasan, Milot dhe në Vorë u shënuan incidente, ndërsa në Lushnje protestuesit kërkuan largimin e Ramës me këngë. Në Milot dhe në Elbasan u dogjën goma makinash, ndërsa në Vorë protestuesit u përplasën me një motorist dhe një drejtues makine. Gjithashtu në Milot policia dhe protestuesit u përplasën për disa minuta, por më pas situata u qetësua.
Nga Vora, ku ishte i shoqëruar nga gruaja, Basha kërkoi nga Rama heqjes e taksës së Rrugës së Kombit dhe TVSH për biznesin e vogël.

Shqiptarët janë ngritur dhe do të qëndrojnë derisa të largojnë këtë regjim kriminal. Kërkojmë lirimin e 11 kuksianëve, që mbahen padrejtësisht në burg. Burgu do të jetë për ministrat e korruptuar dhe jo njerëzit e thjeshtë. Kërkojmë heqjen e taksës së rrugës së Kombit për shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Kërkojmë shfuqizimin e TVSH kriminale për bizneset e vogla.

Populli refuzon autokracinë kriminale të Edi Ramës. E kemi dëgjuar që kur i ka punët pisk bën sikur tërhiqet, por më pas i godet pas shpine. T?i japim fund padrejtësisë dhe vjedhjes. Iu falënderoj dhe garantoj se PD dhe opozita është dhe do të jetë në krahun tuaj, ky është vetëm fillimi i përgjigjes popullore. Ne do u kthejmë qytetarëve drejtësinë e pa kapur.