Fleckenstein: Koha të hapen negociatat, po të bllokoja rrugët në vendin tim, do më vrisnin

2018-05-12 0

Eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein, i ka përcjellë mesazhe të qarta dhe të forta opozitës shqiptare, teksa është shprehur kundër dhunës dhe bllokimit të rrugëve.

Nga zyra e delegacionit të BE në Tiranë, ku ndodhet për një vizitë prej ditës së djeshme, Fleckenstein deklaroi se protestat janë pjesë e demokracisë, por dhuna është diçka e papranueshme. Ndërsa shënjestroi direkt Kryemadhin dhe Bashën, të cilët vendosën të bllokojnë sot katër pikat strategjike të vendit, Fleckenstein tha se nëse ai do të bllokonte rrugën në vendin e tij, qytetarët do ta vrisnin.

?Një demonstratë nuk ndikon në raport, e diskutuam këtë dhe dje. Demonstratat duhet të jenë, protestat janë pjesë e demokracisë, por kur përfshihet dhuna është një gjë që nuk bëhet. Nëse unë do të bllokoja trafikun në qytetin tim, qytetarët do të më vrisnin?

Knut Fleckenstein, eurodeputet
Më tej, eurodeputeti Fleckenstein ka deklaruar se BE pret një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

"Jemi në pritje të raportit të Komisionit. Është një 6-mujor tejet i rëndësishëm. Takimi i Sofjes duhet të dalë me elemente tepër konkrete. Do të presim në qershor takimin e Këshillit Evropian dhe shpresojmë të dalim me një rekomandim të qartë. Presim një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë tani.

Jam takuar me palët politike dhe ministrin e Brendshëm në Tiranë. Shqipëria ka shumë punë për të bërë sa i takon reformave. Ne do të ofrojmë mbështetjen tonë. Shpresoj që shtatorin e ardhshëm të kemi arsye për të festuar, por edhe të përgatitemi për punën që na pret. "