Në mbyllje të vizitës së tij në Tiranë raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein tha se priste nga Brukseli një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.
?Jemi në pritje të raportit të Komisionit. Janë 6 muaj tejet i rëndësishëm. Do të presim në Qershor takimin e Këshillit Evropian dhe shpresojmë të dalim me një rekomandim të qartë. Presim një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë tani?.
Flekenshjen e gjeti politikën shqiptare të mbërthyer në debatin për tarifë në rrugën e kombit, por ai thotë se kjo nuk ka ndikim në raportin përfundimtar, pasi protestat janë një mjet demokratik.
?Kjo është politikë e brendshme dhe ne nuk duam të ndërhyjmë nëse qeveria ka vendosur drejt apo gabim. Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, siç edhe njerëzit e Kukësit kanë të drejtë të protestojnë për këtë, por askush nuk ka të drejtë të jetë i dhunshëm. Ky është mesazhi?.
Të njëjtin qëndrim ai mban edhe për aksionin e opozitës që ka shpallur mosbindje civile duke bllokuar rrugët.
?Një demonstratë nuk do të ndikojë në progres-raport. Tubimet duhet të jenë të mundura pasi janë pjesë e demokracisë. Unë nuk mendoj se ideja e tyre është të mos shkojnë në parlament. Kur hyn dhuna është diçka tjetër. E them këtë sepse në qytetin tim nuk do të provoja të ndaloja ndonjëherë trafikun?.
Flekenshtejn sqaroi se vizita e tij në Tiranë ishte për ti raportuar Parlamentit Europian mbi ecurinë e reformave ku vëmendja kryesore është e përqendruar të Vetiungu dhe rezultatet e tij.