Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse ishte paralajmëruar më herët nga opozita se do të ketë bllokim të rrugëve, drejtuesit e automjeteve shprehen të shqetësuar, pasi disa prej tyre thonë se kanë humbur ditën e punës.
Të tillë ishin edhe këta shoferë që mbeten të bllokuar në kryqëzimin e Çermës në Lushnje.
Ata kundërshtojnë protesta të tilla, pasi sipas tyre dëmtojnë përdoruesit e rrugës.
"Kryeministri shumë mirë ua bë, t'ua rrisë më shumë taksat. Nuk jam kundër por duhet të pres këtu".
"Erdha në 10 pa një çerek dhe nuk më lanë. Nuk zgjidhet gjë kështu".
Ndërkohë sa i përket lëvizjes së automjeteve të ndihmës së shpejtë, protestuesit janë treguar mirëkuptues duke i lënë të kalojnë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/revolte-e-drejtuesve-te-mjeteve-ne-cerme-e-bllokuan-para-kohe