Ora News - Opozita nis mosbindjen civile, bllokon rrugët për 2 orë, djeg goma

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbyllet në mënyrë paqësore dhe pa incidente protesta e organizuar nga opozita paraditen e sotme. Prej orës 10:00 deri në orën 12:00 protestuesit u mblodhën në 4 kryqëzime kryesore të vendit - Vorë, Bradashesh dhe Çermë - duke bllokuar lëvizjen e automjeteve dhe duke i kërkuar Ramës të lirojë të arrestuarit e protestës së Rrugëss ë Kombit të heqë tarifën e kalimit si dhe të heqë TVSH për biznesin e vogël.

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha, dhe Luan Rama i LSI-se ishin në Vorë, ku u ulën këmbëkryq me protestuesit në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ishte në Bradashesh të Elbasanit, ku dhe protestuesit i vunë flakën gomave të makinave. Edhe në Milot ku ishte deputeti demokrat, Flamur Noka u dogjën gomat e makinave. Në Çermë të Lushnjës ishin deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Mysmyl Murrizi.

Lulzim Basha mbajti fjalen e mbylljes duke deklaruar se ky ishte vetëm fillimi. Basha kërkoi lirimin e protestuesve të Kukësit, dhe heqjen e tarifes se rruges se kombit për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Lulzim Basha: "E kam dëgjuar që kur i ka punët ngushtë bën sikur tërhiqet dhe më pas godet. Liro kuksianët. Hiq taksën e rrugës së Kombit. Anulo kocensionin. Do ta çlirojmë shtetin nga kjo bandë kriminale dhe do të kthejmë drejtësinë e pakapur

Për kryetaren e LSI, protesta 2 orëshe e opozitës dhe qytetarëve ishte fillimi i fundit të kryeministrit Rama. Nga Elbasani, Kryemadhi paralajmëroi Ramën se protesta nuk do të ndalojë derisa ai të tërhiqet nga taksat me të cilat po u merr shpirtin shqiptarëve.

Monika Kryemadhi: Rama mori një mësim shumë të mirë por ky është vetëm fillimi i fundit të tij. Ai e di shumë mirë që po nuk u tërhoq nga taksa e Rrugës së Kombit, po nuk liroi djemtë kuksianë, po nuk hoqi TVSH për biznesin e vogël, po nuk riktheu në listën e ndihmës ekonomike mbi 20 mijë familje, po nuk hoqi taksën e pronës, po nuk uli çmimin e ujit dhe të gjitha taksat që po i marrin shpirtin shqiptarëve për të pasuruar dhe fryrë xhepat e tij dhe oligarkëve kjo protestë nuk do të ndalojë.

Nuk i mbetet gjë tjetër vetëm tërheqja nga rruga ku ka hyrë dhe të largohet një orë e më parë ethet e tij të përfshirjes dhe ozurpimit jo vetëm të drejtësisë dhe policisë por edhe nga tavolinat e shqiptarëve që kërkon tu rrëmbejë kafshatën e fundit.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/opozita-nis-sot-mosbindjen-civile-3-ore-paralizohet-qarkullimi-ne-vend

Free Traffic Exchange