Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Ne presim nga Komisioni Europian të nxjerrë një rekomandim të qartë dhe jo të kushtëzuar për hapjen e negociatave tani. Jo sepse çdo gjë është bërë por sigurisht gjithçka që kërkuam për të hapur negociatat është bërë ose janë duke u bërë."
Deklaroi raportuesi per Shqiperine, Knut Fleckenstein i cili ndodhet në një konferencë për median.
"Është e nevojshme të hapen negociatat. Hapja e negociatave është gjëja më e mirë për të bërë tani' nënvizoi ai.
Protesta e opozites?
Fleckenstein:" Diskutuam dje me Bashën, nuk mendoj një demonstratë do të ndikojë në një raport. Protesta është pjesë e demokracisë, duhet të jenë të mundura.
Në vendin tim nuk do të guxoja ndaloja asnjëherë trafikun se qytetarët e mi do të më vrisnin"
Nuk do aspak mend që shoqëria civile ka të drejtë të protestojë. Populli i Kukësit ka të drejtë dhe nuk ka asnjë dyshim. Askush nuk ka drejtë të jetë i dhunshëm. Ky është kufiri. Ligji nuk zbatohet vetëm për shoqërinë civile por dhe për policinë dhe të tjerët."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fleckenstein-eshte-koha-celjen-e-negociatave-eshte-gjeja-me-e-mir