Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për kryetaren e LSI, protesta 2 orëshe e opozitës dhe qytetarëve ishte fillimi i fundit të kryeministrit Rama.
Nga Elbasani, Kryemadhi paralajmëroi Ramën se protesta nuk do të ndalojë derisa ai të tërhiqet nga taksat me të cilat po u merr shpirtin shqiptarëve.
Monika Kryemadhi: I treguan qeverisë së krimit dhe drogës që ata nuk kanë vdekur.Shqiptarët janë të gjallë, vërtet janë të lodhur nga varfëria por shpirtin dhe zemrën nuk ua lodh dot Edi Rama.Dita e sotme ishte një ditë për ti treguar atij dhe klikës së tij që nuk ndal dot shqipatrët në rrugën e protestës, ai nuk mund të gëzojë dot gjakun dhe kafshatën e fundit të fëmijëve të shqiptarëve. Rama mori një mësim shumë të mirë por ky është vetëm fillimi i fundit të tij. Ai e di shumë mirë që po nuk u tërhoq nga taksa e Rrugës së Kombit, po nuk liroi djemtë kuksianë, po nuk hoqi TVSH për biznesin e vogël, po nuk riktheu në listën e ndihmës ekonomike mbi 20 mijë familje, po nuk hoqi taksën e pronës, po nuk uli çmimin e ujit dhe të gjitha taksat që po i marrin shpirtin shqiptarëve për të pasuruar dhe fryrë xhepat e tij dhe oligarkëve kjo protestë nuk do të ndalojë. Nuk i mbetet gjë tjetër vetëm tërheqja nga rruga ku ka hyrë dhe të largohet një orë e më parë ethet e tij të përfshirjes dhe ozurpimit jo vetëm të drejtësisë dhe policisë por edhe nga tavolinat e shqiptarëve që kërkon tu rrëmbejë kafshatën e fundit.
Për Kryemadhin, protesta përmbushi pritshmëritë në gjithë Shqipërinë pasi Rama shpërtheu në "lot krokodili" në Kuvend.
Kryemadhi: Protesta e sotme ka përmbushur pritshmëritë tona në gjithë Shqipërinë. Po të shikojmë dhe lotët e krodilit të Edi Ramës në parlament që vetëm në momentet e frikës i dalin dhe i funksionojnë, ka arritur pritshëmritë e saj.; Pëor ky ëhstë vetyëm fillimi i fundit të tij. Nëse nuk tërhieqert nga të gjitha zullumet që ka vbërë ne nuk do të ndalojmë.Nuk kemi bllokuar rruigët për shqiptarët, i kemi bllokuar rrugën e drogës Edi Ramës për të çliruar rrugën e kombit drejt BE-së.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-protesta-vijon-sot-ishte-fillimi-i-fundit-te-edi-rames