Ora News - Mosbindja civile, Kryemadhi-Ramës: Liro kuksianët nga burgu, s'ka ambasador që të shpëton

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të lirojë nga burgu kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.

Duke theksuar rëndësinë e protestës nga Elbasani, Kryetarja e LSI tha se nuk do të tërhiqen derisa kërkesa e qytetarëve të plotësohen.

Kryemadhi tha se Rama është zhytur në zullumet e tij saqë nuk ka prokurorë, policë e amabadorë që ta shpëtojnë.

"Për të gjithë këtë reagim qytetar, që është një reagim i domosdoshëm dhe që ndikon jashtëzakonisht shumë në të gjithë historikun e tranzicionit shqiptar. Një reagim qytetar për ti treguar qeverisë që zot të këtij vendi janë shqiptarët jo një grusht njerëzish.

Duhet të jenë qeveritë që kanë frikë nga populli dhe jo populli nga qeveritë dhe kjo është më se e dukshme. Ky reagim qytetar është i domosdoshëm dhe na bën të gjithë ne për të reflektuar për të qenë njerëz që bashkëbisedojmë me ta, për të qenë pranë tyre, për të dëgjuar hallet dhe problemet e tyre. Ajo çfarë dua të them është se është shumë e domosdoshme për të pasur një reagim qytetar.

Sot njerëzit ndihem më të çliruar për shkak të protestës së tyre por kjo nuk do të thotë që mbaron. Kërkesat tona dhe kërkesat e qytetarëve nuk kanë të bëjnë fare me poltikën. Vërtet njerëzit nga revolta kërkojnë ikjen e Ramës por ajo çfarë është më e rëndësishme është lirimi i kuksianëve sot në mënyrë të padrejtë burg, heqja e taksës së Rrugës së Kukësit,heqja e TVSH-së për bizneset e vogla, rikthimi në skenën e ndihmës ekonomike të 20 mijë familjeve, ulja e çmimit të ujit, heqja e taksës së pronës e cila është një taksë e jashtëzakonshme për të gjithë ata pensionistë dhe njerëz të cilët nuk kanë mundësi të ushqejnë familjarët e tyre.

Mendojmë që këto janë kërkesa konkrete, janë kërkesa të thjeshtë, janë kërkesa që nuk ofrojnë pushtet për një grusht njerëzish por janë kërkesa që ofrojnë një mundësi dhe çlirim për të jetuar shumica e shqiptarëve. Si frikacak që ëshët ai kërkon të bëjë apologji për tëfituar kohë dhe për të bindur veten e tij, po bën reflektimin përballë psikologëve që ka në sallën e parlamentit për të fituar kohë dhe për të krijuar aplogjinë për tu takuar me kuksianët dhe protestuesit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mosbindja-civile-kryemadhi-rames-liro-kuksianet-nga-burgu-ska-ambasador-qe-te-shpeton

Free Traffic Exchange