Report TV - Flamur Noka sjell Mercedesin luksoz në protestë, shpërndan ujë për protestuesit në Milot

2018-05-12 1

Opozita udhëhoqi mosbindjen civile dhe bllokimin e disa akseve rrugore sot që nga Vora, deri në Milot.

Lideri i opozitës Basha kapërceu bordurat në autostradën Tiranë-Durrës dhe u ul gju më gju me protestuesit duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

E njëjta gjë ndodhi edhe në rreth-rrotullimin e Milotit, ku të udhëhequr nga deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia, protestuesit që kishin zaptuar rrugën patën edhe një përplasje me disa përfaqësues të policisë.

Ndërkohë Monika Kryemadhi nga Pogradeci radhiti kauzat sociale të mosbindjes civile: që nga heqja e taksës për rrugën e kombit e deri të ulja e tarifës së ujit të pijshëm.

Mirëpo të  gjitha këto kauza në dukje qytetare dhe me motive sociale të udhëhequra nga elita politike opozitare, binin në kontradiktë të fortë me një Mercedes luksoz G Class, që u shfaq në Milot në praninë e deputetit Flamur Noka dhe që shpërndante ujë për protestuesit ?hallexhinj? të cilëve po u qante hallin politika.