Ora News - Rama: Nuk do fillojmë sistemin e pagesës pa zgjedhur më të mirën për kuksianet

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Rama bën hap prapa. E quan legjitime pakënaqësinë e kuksianëve për tarifën dhe bën me faj qeverinë dhe veten që nuk bënë sa duhet për të informuar qytetarët, banorë të zonës, përdorues të shpeshtë të Rrugës së Kombit.

Nga Kuvendi Kryeministri Rama deklaron se sistemi i pagesës nuk do të bëhet pa i dhënë zgjidhje më të mirë të mundshme për atë zonë. Deklarata bëhet në një kohë që opozita ka nisur mosbindjen civile dhe ka bllokuar 4 kryqëzime kryesore të vendit

Rama tani në Kuvend: Nuk do fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë. Është një punë e vështirë pasi në këtë proces kemi përfshirë dhe ekspertë të huaj


Rama bën hap prapa: Pakënaqësia e kuksianëve legjitime

Rama tani në Kuvend: Fatkeqësisht opozita nuk është këtu sepse nuk është e motivuar nga problemi i krijuar nga vendosja e kësaj pagese në perceptimin e banorëve të zonës së Kukësit, por është e motivuar për të shfrytëzuar këtë moment pakënaqësie legjitime të banorëve të zonës së Kukësit në funksion të halleve të ditura dhe të paditura të lidershipit të saj.

Duke qenë se opozita nuk është këtu unë nuk do të merrem me pse-të dhe si-të e opozitës që e ka humbur rrugën dhe kërkon të tërheqë sa më shumë njerëz në rrugën e saj pa krye por do të merrem me atë që është detyra jonë e ditës. Shpjegimi me durim i cështjes që ka krijuar pakënaqësinë legjitime të banorëve të zonës së Kukësit

Rama: Kjo rrugë nuk mirembahet dot
Kjo rrugë nuk mirëmbahet dot. Ajo rrëshqitje katastrofike që përpiu një pikë shërbimi është e para por nuk është e fundit nëse ne nuk ndërhyjmë për të mirëmbajtur rrugën dhe ata që e përdorin më shpesh nuk japin kontributin e tyre. Ata që e kuptojnë dhe është përgjegjësia jonë ta bëjnë të kuptueshme është se ne nuk i kemi rritur taksat. I kemi ulur taksat ëpr 97% e shqiptarëve por fatkeqësisht shumë nejrëz e konsiderojnë taksë pagesnë e ujti dhe të dritave, këto nuk janë taksa por kosto të shërbimeve në mënyrë që të funksionojë. Dhe kush është mësuar për të mos paguar deri dje, nuk ka si të jetë i lumtur të paguajë drita e ujë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruga-e-kombit-rama-ben-hap-prapa-pakenaqesia-e-kuksianeve-legjitime

Free Traffic Exchange