Protesta për mosbindje civile, Basha me protestuesit bllokojnë autostradën Tiranë - Durrës

2018-05-12 0

Prej orës 10:00 deri në 13:00 opozita ka nisur protestat dhe mosbindjen civile. Opozita ka bllokuar katër akse kryesore të qarkullimit që të sjellin në Tiranë. Në 3 orë qarkullimi do të jetë i paralizuar në 4 akset kryesore. Bllokimi i rrugëve ka shkaktuar radhë kilometrike nga veriu, verilindja dhe jugu i vendit.

Akset e bllokuara nga protestuesit janë rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, rrethrrotullimi në Çermë, rrethrrotullimi Milot dhe në Vorë. Kryetari i PD, Lulzim Basha i shoqëruar nga gruaja ndodhet në Vorë bashkë me demokratët duke bllokuar qarkullimin, ndërsa Kryemadhi në Bradashesh. Thirrjes së opozites per aksionin opozitar i jane pergjigjur nje numer i konsiderueshem qytetarësh.

Aksioni opozitar
Në Vorë është kryetari PD, Basha dhe deputetët e Tiranës
Tek rrethrrotullimi i Milotit janë deputetet e veriut
Tek rrethrrotullimi i Çermës janë deputetët e Durrësit dhe Jugut
Në Bradashesh është Monika Kryemadhi bashkë me deputetët e Elbasanit dhe Korçës

Free Traffic Exchange