Në rrethrrotullimin e Çermës në Lushnje," /> Në rrethrrotullimin e Çermës në Lushnje,"/>

Ora News - Murrizi nga Çerma: Nuk jemi protestuesit e 21 janarit, "trau" i hapur për emergjencat

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në rrethrrotullimin e Çermës në Lushnje, në orën 10 pritet të mblidhen protestues nga qarqet Fier, Vlore, Berat dhe Gjirokastër.

Deputeti demokrat i Lushnjes, Myslym Murrizi në një intervistë për gazetarin e Ora Neës Sonil Frashëri tha se protesta është një solidarizim me banorët e Kukësit për taksën e Rrugës së Kombit, e cila sipas tij prek rëndë edhe fermerët e Lushnjes.

Myslym Murrizi: Protesta që është lajmëruar nga opozita në katër pika në gjithë Shqipërinë. Protestë për arbitraritetin e kësaj qeverie për vendosjen e taksës mbi taksë në rrugën që janë bërë nga taksat e qytetarëve në shenjë solidarizimi me banorërt kuksianë për taksën e Rrugës së Kombit.

Por sipas lancimit të qeverisë më vonë do ketë taksë dhe rruga Tiranë-Durrës, Durrës-Fier, Fier-Vlorë, Tiranë-Elbasan, Elbasan-Kapshticë. Kjo taksë ndikon drejtëpërdrejtë tek qytetarët muzeqarë, fermerët, duke qenë shumica e prodhimeve të tyre ikin përmes Rrugës së Kombit në ekspertë në Kosovë, Maqedoni, Serbi.

Krahas shumë shpenzimeve të tjera i shtohen mbi kurriz edhe rreth 45 euro për çdo trailer.Një protestë për të treguar se nuk ka grup politikanësh, individë, qoftë ky Kryeministri i këtij vendi që mund të marrë peng një shoqëri prej 5 vitesh siç ka vepruar qeveria Rama me shoqërinë shqiptare.

Murrizi u shpreh optimist për pjesmarrjen e qytetarëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/murrizi-nga-cerma-nuk-jemi-protestuesit-e-21-janarit-trau-i-hapur-emergjencat

Free Traffic Exchange