Ora News - Mosbindja civile, nis grumbullimi i njerëzve

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita nis sot në orën 10:00 mosbindjen civile, ku pritet të bllokojë disa akse kryesore të qarkullimit të rrugëve, në shenjë proteste për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.Nga ora 10:00-13:00 pothuajse i gjithë qarkullimi në Shqipëri do të jetë i paralizuar, kjo pasi 4 akset kryesore do të bllokohen me protestues.

Qytetarë të mbështetur edhe nga PD do të bllokojnë kryqëzimin e Milotit i cili lidh Tiranën me Shkodrën, por edhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin. Gjithashtu do të bllokohet kryqëzimi i Çermës në Lushnje që bllokon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimin e Vorës dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan.

Ora News do të përcjellë LIVE të gjitha zhvillimet e sotme

Ora 09:38 Në rrethrrotullimin e Çermës në Lushnje ka nisur grumbullimi i protestuesve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/opozita-nis-sot-mosbindjen-civile-3-ore-paralizohet-qarkullimi-ne-vend

Free Traffic Exchange