Report TV - Fleckenstein e Vlahutin në zyrën e Bashës

2018-05-12 1

Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein ka ardhur pasditen e sotme në Tiranë. Zyrtari i lartë i BE ka shkuar në selinë blu, së bashku me ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, duke zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky takim vjen menjëherë pas thirrjeve të Lulzim Bashës për mosbindje civile, e cila është njoftuar të nisë nesër në orën 10:00 dhe do të shtrihet në disa prej akseve kryesore rrugore të vendit.

Pas takimit me kreun e partise Demokratike Bashën, eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein është takuar me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin. Takimet me krerët e dy partive më të mëdha opozitare, është bërë pas thirrjeve për mosbindje civile.

Free Traffic Exchange