Ora News - Nesër nis mosbindja civile e opozitës, Fleckenstein takon Bashën e Kryemadhin

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kulmin e debatit politike dhe kur opozita ka paralajmëruar protesta ditën e nesërme, Europarlamentar Knut Fleckenstein ka mbërritur në Tiranë. Zyrtari i lartë i BE i shoqëruar edhe nga ambasadorja Vlahutin ka shkuar direkt në selinë blu, ku për rreth një orë zhvilloi një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një njoftim zyrtar selia blu thotë se Lulzim Basha, informoi raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Fleckenstein se kryeministri Edi Rama po instalon në vend një sistem autokratik ku kontrollon të gjitha pushtetet, që po i përdor për të dhunuar dhe shkelur të drejta dhe liritë kushtetuese të qytetarëve.

Duke u ndaluar tek vendimi i sotëm për protestuesit në Rrugën e Kombit, Basha ka deklaruar se "Sot 11 qytetarë të varfër janë në burg, sepse refuzojnë një taksë që nuk e paguajnë dot. Ndërsa kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin dhe të korruptuar si Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri, Klement Balili, Orest Sota dhe të tjerë janë të lirë"

Kryetari i PD njohu raporterin Fleckenstein me faktet që provojnë se qytetarët nga Kukësi u arrestuan në dhunim të të drejtave kushtetuese, pas mesnatës, pa prova, pa urdhërarreste dhe se prokuroria fallsifikoi proçesverbalet për kohën e arrestimit të tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/neser-nis-mosbindja-civile-e-opozites-fleckenstein-takon-bashen

Free Traffic Exchange