Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj 23 të arrestuarve në Kukësit, nisi që në fillim me tensione të forta. Forcat e policisë në dyert e Gjykatës së Tiranës, u përplasën fizikisht me deputetët demokratë, ndërsa disa telefonata me drejtorin e policisë dhe ministrin e brendshëm mundësuan lejimin e tyre brenda sallës së gjyqit për të ndjekur seancën. Më shumë se 1 mijë policë ishin vendosur përreth gjykatës për të ruajtur rendin dhe sigurinë
Të arrestuarit për Protestën në Rrugën e kombit mbërritën në ambientet e Gjykatës së Tiranës orën 07.38, të shoqëruar nga dhjetëra automjete të Policisë së Shtetit.
Në shoqërimin e masave të pazakonta të policisë, ata kishin dalë nga ambientet e Drejtorisë së Tiranës për tu transferuar në gjykatë. përgjatë bulevardit ?Gjergj Fishta? ishin vendosur dy kordonë me mbi 1 mijë policë, nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ?Shqiponjat? dhe efektivë të komisariateve, që kishin bllokuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Deputetët e parë demokratë nisën të mbërrinin në orën 08.23 dhe menjëherë u shënuan përplasjet e para me policinë, në derën e jashtme të gjykatës. Pas orës 09.00 të gjithë deputetët demokratë u mblodhën në derën e sallës së gjyqit dhe insistonin të ndiqnin seancën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/si-u-blindua-gjykata-23-kuksianet-opozita-zevendesoi-median-ne-salle