Report Tv - Felaj: Deputetët kërkonin që Gjykata të ishte 'Han pa porta'

2018-05-12 0

E ftuar në studion e Report TV Ermonela Felaj, deputetja e PS dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare shprehu keqardhje për protestën e deputetëve para Gjykatës ditën e sotme në pritje të vendimit për 23 të arrestuarit të protestës në ?Rrugën e Kombit?.
Felaj i ka cilësur sjelljet e deputetëve si primitive, dhe ngjarjet e dhunshme si ushqimin shpirtëror të opozitës.
Ajo i ka cilësur pretendimet e opozitës, një pretendim që synon ta shëndërrojnë gjykatën si ?një han pa porta?.
Deputetja e PS ka theksuar se tarifa e vendosur për ?Rrugën e Kombit? është gjysma e asaj që kishte caktuar nga qeveria Berisha.
Përsa i përket Mosbindjes Civile, Felaj tha që çdo person që do të shkojë në kundërshtim me ligjin do të përballet me pasojat, e njëjta gjë do të ndodhte edhe nese PS do të ishte në opozitë.

Komisoni Tahiri është mbledhur sot pa praninë e opozitës,, datë që është caktuar që me 26 mars e cila ka qënë mbledhja e fundit e Komisionit, dhe nuk ka pasur asnjë lloj njoftimi për shtyrje apo për anullim të komisionit, dhe meqe nuk kishte asnjë njoftim mbledhja është zhvilluar me procedurat e posaçme për vazhdimin e Komisionit Tahiri.