Rudina - "Dua" - Çfarë do Enca Haxhia? (4 prill 2018)

2018-05-12 7

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ajo është një nga këngëtaret shqiptare që merr vëmendjen e të gjithvë në çdo projekt muzikor.

Prej shumë vitesh tashmë ajo është konsideruar një fenomen në muzikën shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtaren Enca Haxhia, e cila sapo ka publikur këngën më të re ?Dua?, që vetëm 24 orët e para arriti mbi 1 milionë klikime ne Youtube.

Këngëtarja ishte sot në studion ?Rudina? në Tv Klan në një intervistë ekskluzive nga ku zbuloi të reja jo vetëm për për jetën e saj, por edhe për projektet muzikore. Gjatë emisionit këngëtarja foli edhe për klipin e këngës së saj më të re që është komentuar shumë në rrjetet sociale për shkak të skenave të nxehta që ka.

?Unë merrem vetë me të gjitha detajet e videoklipit pavarësisht një ekipi shumë të madh që punon për të. Duke qenë se dija se në videoklip do kishte edhe skena të tilla doja që ta zgjidhja vetë atë ?fatlumin?. Dhe bashkë me asistenten dhe shoqërinë i jemi futur ?gërmimit? për të gjetur djalin më të bukur dhe më në fund e gjeta Pierluigi Fracassi dhe jam e kënaqur që ishte pikërisht ai, pasi më ka bërë të ndihem shumë mirë gjatë xhirimeve. Komunikimi mes nesh ka qenë anglisht. Atij i pëlqeu shumë Shqipëria.

Po ashtu në rolin e aktores doja dikë që ta realizonte tamam. Aulonën e kam mikeshë dhe kur ishim duke biseduar për klipin i propozova të ishte edhe ajo pjesë. Unë mbaj kontaktet me Pierluigin, ai vazhdimisht më dërgon video të miqve të tij të cilët kanë parë këngën dhe lajme të ndryshme që janë bërë atje. Pierluigi Fracassi më bëri jo vetëm projektin, por edhe ato ditë më të mira?, tha Enca.

Po ashtu në ?Rudina? nuk mungoi as një mesazh i modelit Pierluigi Fracassi, i cili zbuloi se Enca e kishte njoftuar, pasi ishte nisur për skenat që do të kishte videoklipi.

?Nuk mund të jem aty fizikisht, por të paktën do jem përmes kësaj video. E di që mbretëreshë Enca është aty: Përshëndetje e dashur. ?Dady? është ende gjallë siç edhe e sheh. Ka shumë gjëra që dua të them, por si fillim faleminderit përsëri për mundësinë që më dhe. Ishte fantastike puna me ty dhe me stafin. Kemi bërë një punë shumë të mirë sepse i shoh rezultatet në Youtube. Dhe një gjë shumë e këndshme në lidhje me videon që ju nuk e dini është se kur unë isha në avion më vjen një mesazh nga Enca 3 orë përpara se të mbërrija në Tiranë dhe më thotë: Hei Pier! Nuk e di nëse ta kam thënë, por do ketë skena me puthje. Por siç e shihni video ka më shumë se një skenë puthje por është shkëlqyeshëm. Shihemi së shpejti. Besoj se këtë verë do kthehem sërish në Shqipëri për disa ditë?, tha Pierluigi Fracassi.

Free Traffic Exchange