Ora News - Kryebashkiaku i Librazhdit: Vetëm përballë mbetjeve, mbledhim 10 mln lekë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku i Librazhdit ka shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e mbetjeve. Sipas Kastriot Gurrës, pushteti vendor është lënë vetëm në këtë përpjekje.

Gurra: Pastrimi eshte tarifë dhe jo takse. Ne mbledhim 10 mln lekë dhe shpenzojme 20 mln per ti sjelle mbetjet ne incenerator. Inspektoriati Shteteror i Mjedisit nuk funksionon. Ne bashkine Librazhd nuk ka gjobitur asnje subjekt nga te gjithe konstatimet qe u kemi derguar. Madje, ve ne konflikt bashkine me biznesin.

Deklaratat Gurra i bëri gjatë një takimi në Prefekturë, ku prefekti i qarkut te Elbasanit Maksim Malo kishte mbledhur kryebashkiaket e rretheve te qarkut Elbasan.

Takimi vjen në kuadër të javës se aksionit 16-22 prill "Per Token qe Duam" me qellim pastrimin e nyjeve kyçe siç mbeten lumenjtë, perrenjtë dhe liqenet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryebashkiaku-i-librazhdit-vetem-perballe-mbetjeve-mbledhim-10-mln-leke-20-mln-ti-cuar-ne-incenerator