'Rruga e Kombit', Qeveria negociata me koncesionarin: Tarifa për banorët lokal të jetë 2 €

2018-05-12 0

Report TV mëson se gjatë ditëve të fundit qeveria ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të konvcensionarit që to të zbatojë vjeljen e taksës në Rrugën e Kombit. Me kërkesë të kryeministrit Edi Rama në bisedime janë përfshirë disa ministra të qeverisë.

Burime pranë këtyre bisedimeve pohuan se i gjithë fokusi është tek tarifa që do të duhen të paguajnë banorët lokal përmes sistemit të abonesë. Të njëjtat burime sqarojnë se në tryezën e bisedimeve është hedhur ideja e tarifës 2 euro vetëm për banorët lokal.

Megjithatë asgjë nuk është vendosur ende dhe çfarë do të arrihet nga bisedimet me koncesionarin do të bëhen publike nga qeveria në ditët në vijim. Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një konference për shtyp se për banorët e zonave të Kukësit do ketë një sistem të posaçme pagese i cili do marrë 6 muaj kohë për identifikimin e përdoruesve të rregullt të rrugës.

Free Traffic Exchange