Ora News - Basha: Nesër në protesta që do shtrihen kudo

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD-së tha se Edi Rama pasi privatizoi policinë dhe prokurorinë tani privatizoi dhe gjykatat.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës e cila la në arrest me burg 11 protestues nga 23 që u arrestuan pas protestës në Rrugën e Kombit, Basha pati një prononcim për median.

Lulzim Basha: " Çfarë lidhje ka ky rregjim që liron Orest Sotën të kapur me 860 mijë euro në makinë dhe patentat e Saimir Tahirit dhe mban në burg Florim Onuzin, babain e tre fëmijëve të grabitur në mes të natës pasi i kanë terrorizuar fëmijët në mes të natës, si të ishte një terrorist. Ky është një rregjim që shkel e nëpërkëmb liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Lihet i lirë Qazim Sejdini e Vangjush Dako. Ka privatizuar prokurinë e cila nuk çoi një dhunues të protestuese në Gjykatë. Tani privatizoi edhe gjykatën.

Kryetari i PD-së i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen nesër në protestat që do të shtrihen në të gjithë vendin, ndërsa pritet dhe bllokimi i disa akseve rrugore.

Lulzim Basha: Ne do të jemi aty, siç kemi qenë sot në krahë të qytetarëve të pafajshëm kuksianë. Do të jemi nesër në protestat e njoftuara nga qytetarët, nga sipërmarrësit e vegjël, nga fermerët, nga qytetarët që janë larguar nga ndihma ekonomike, në Bradashesh, në Milot, në Vorë dhe në Çermë. Do të jemi në krahë të tyre. Një popull i bashkuar që do t?i rezistojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike, është garancia se kjo diktaturë dhe tirani e krimit, i ka orët e numëruara.

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm, dhe socialistëve të ndershëm, ta refuzojnë privatizimin e shtetit nga kjo bandë kriminale në pushtet, e cila nuk ka drejtësi për kriminelët, i lë të lirë kriminelët dhe fut në burg popullin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-neser-ne-protesta-qe-do-shtrihen-kudo