Report TV - Kryemadhi: Sot drejtësia vdiq, ky frikacak nuk mund ta mbysë një popull të tërë

2018-05-12 1

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas vendimit të gjykatës për të lënë 11 protestues në burg, në një deklaratë për mediat u shpreh se fjala e politikës mbaroi, ndërsa tani e ka radhën populli duke paralajmëruar nisjen e mosbindjes civile.

Reforma në drejtësi instaloi kapjen e sistemit të drejtësisë. Me këtë pushtet nuk ka bashkëveprim civil. Kryeministri është hajdut dhe i papërgjegjshëm. Askush nuk mund të vendoset mbi popullin. Edi Ramën nuk e shpëton dot askush nga revolta e popullit. Opozita nuk do të lejojë këtë reprezalje, Rama është frikacak, veprimet e opozitës janë legjitime, në krye të popullit. Policët që i shërbejnë pushtetit, duhet të llogarisnin fundin e karrierës së tyre me fundin e pushtetit. Sot fjala e politikës mbaroi, tani fjalën e ka populli.

Deklarata e Monika Kryemadhit
Nesër opozita ka paralajmëruar nisjen e protestave dhe mosbindjes civile kundër qeverisë Rama.