Report TV - Basha: Nesër nisim mosbindjen civile, ja pikat strategjike që bllokojmë

2018-05-12 0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbuluar pikat strategjike që do të bllokohen ditën e nesërme nga opozita, e cila do të ngrihet në protestë kundër taksës në Rrugën e Kombit.

Opozita do të nisë nesër mosbindjen civile, duke iu bërë thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të dalin në rrugë kundër qeverisë Rama.

?Do jemi nesër në protestat e njoftuara nga qytetarët, sipërmarrësit e vegjël, fermerët, njerëzit që janë larguar nga ndihma ekonomike, në Bradashesh, Vorë, Milot. Do jemi në krah të tyre, një popull i bashkuar do të rezistojë. Kjo diktaturë dhe tirani e krimit i ka orët e numëruara. Socialistët e ndershëm ta refuzojnë këtë bandën në pushtet. I thërras të gjithë të bashkohemi nesër?

Lulzim Basha, kryetar i PD
Gjithashtu, Basha hodhi akuza të forta ndaj Ramës pas vendimit të gjykatës për të lënë në burg 11prej protestuesve të arrestuar në Rrugën e Kombit, duke thënë se kryeministri ka privatizuar policinë, prokurorinë dhe gjykata.