Tension në Gjykatën e Tiranës, deputetët përplasen me forcat e policisë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës u përfshi nga tensioni përpara fillimit te seancës për masën e sigurisë ndaj 23 protestuesve te arrestuar.



Të parët që tentuan të futen brenda në sallën e gjyqit ishin deputet e opozitës, por nuk u lejuan.
Deputetët e PD, Noka, Vokshi, Spaho dhe Tabaku teksa debatuan me policët në derën e gjykatës thyen gjatë përplasjes.
Edhe familjarët dhe të afërmit e të arrestuarve kanë tentuar të futen me dhunë.Nuk munguan tonet e ashpra dhe fyerjet.
Nga ky incident mbeti i plagosur, kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho. Ai telefonoi ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj të cilit i beri te ditur se ligjvënësit opozitarë u penguan të futen në seancë. Spaho i kërkoi ministrit që të tregojë se kush e ka urdhëruar për te marre këtë vendim.Ai akuzoi se policia ka ushtruar dhunë, ndërsa e paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do të përballet me popullin.Seanca për masën e sigurisë ka krijuar një situatë të pazakontë në kryeqytet.Që në orët e para të mëngjesit forca të shumta policore bllokuan njërin krah të lëvizjes së automjeteve në unazë për të pasur nën kontroll situatën pranë gjykatës.Ndërkohë edhe një grup protestuesish u mblodhën në anën tjetër të Lanës, duke bllokuar lëvizjen e automjeteve edhe në këtë drejtim.

Free Traffic Exchange