Ora News - Laç, u kap me kokainë në makinë, arrestohet 22-vjeçari

2018-05-12 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia ka arrestuar në Lezhë një 22-vjeçar që iu gjet një sasi lënde narkotike në makinë .

Jurgen Sokoli, banues në Laç, është arrestuar në flagrancë pasi iu gjet në makinën me të cilën po udhëtonte një sasi prej 140 gram kokainë.

"Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip ?Land Rover? pranë një karburanti në aksin Laç-Kurbin është kapur me një sasi prej 140 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,"-raporton polcia.

Gjatë operacionit të koduar 'Parkimi' policia ka sekuestruar në cilësinë e provës lëndën narkotike, një peshore elektronike, një telefon celular dhe automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale ? Prodhim dhe shitja e narkotikëve? parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lezhe-u-kap-me-droge-ne-makine-arrestohet-22-vjecari

Free Traffic Exchange