Ndryshe nga gjyqtari Fatos Lulo, i cili ra në 'rrjetën' e Vettingut, pasi nuk justifikonte pasurinë, gjyqtarja Vitore Tusha ka rezultuar e pastër në pasurinë e saj.
Gjyqtarja e Kushtetuese kaloi sot në procesin e Vettingut, ku në seancën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Tusha ka kaluar provën e parë atë për burimin e pasurisë së saj, ndërsa është pyetur sa i takon pikëpamjeve profesionale për vendimet e marra në disa dosje gjyqësore që ka kaluar në dorë.
Relatorët kanë provokuar gjyqtaren duke i bërë pyetje juridike mbi aftësinë profesionale dhe mbi praktikën e mosdiskriminimit në praktikën evropiane.
?Kam bërë shpjegimet e mia, nuk kam parashtrime të reja?, ka thënë gjyqtarja, duke iu përgjigjur shkurt pyetjes për diskriminimin se "është sanksionuar në Kushtetutë dhe në Konventën Evropian". Këtu ka ndërhyrë edhe përfaqësuesi i ONM, duke i bërë gjyqtares pyetje juridike mbi të drejtat ndërkombëtare për barazinë para ligjit.