Report TV - Kakavijë, në 24 orë, mbi 40 shqiptarë të kthyer pa arsyetime nga dogana greke

2018-05-12 1

Greqia sërish u vendos kufirin shqiptarëve të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në hapësirën ?Shengen?. Në 24 orët e fundit, pala greke e Kakavijës, ka kthyer mbrapsht për në territorin shqiptar, 40 shqiptarë të pajisur me dokumentacion të rregullt dhe me garanci monetare ashtu sikur e përmbajnë rregullat e hyrjes për në ?Shengen?. Vetë personat që e kanë pësuar nga kjo fushatë e re e autoriteteve helene, shprehen për Report TV, se kthimi i tyre ka qenë i detyrueshëm nga policët dhe kontrollorët helene të Kakavijës, në kushtet ku sipas tyre, nuk janë respektuar normat elementare për të hyrë në hapësirën ?Shengen?.

Ndërkaq Policia Shqiptare Kufitare e Kakavijes, konfirmon se ka pasur një fluks të kthimeve të emigrantëve shqiptarë që nuk janë lejuar nga autoritetet greke, por që nuk ka dhënë numrin e saktë të të kthyerve. Nisur nga kjo gjendje e cila ka ditë që përbën shqetësim për vetë të interesuarit që kërkojnë të shkojnë në Greqi, është ndërmarrë një takim bilataral për të sqaruar situatën dhe gjetjen e rrugëve të zgjidhjes.

Free Traffic Exchange