Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
23 protestuesit e arrestuar për aktet e dhunës në Rrugën e Kombit kanë debatuar me prokurorët Alketa Nushi dhe Edmond Karriqi në Gjykatën e Tiranës.
Ata kanë akuzuar prokurorët se gënjejnë lidhur me arrestimet.
"Prokuroria gënjen, nuk jeni arrestuar në mëngjes. Kanë ardhur me maska natën dhe na kanë marrë. Nuk është e vërtetë që jemi arrestuar në orën 10 të mëngjesit, jemi arrestuar në orën 3 të natës. Prokurorja ka falsifikuar librat e hyrjes në komisariat dhe të ndalimit" janë shprehur ata para trupit gjykues në sallë.
Ahmet Tobli, një nga të pandehurit ka deklaruar: "Më morën nga shtëpia me forcë, jam invalid dhe jam arrestuar në kundërshtim me ligjin".
Dëshminë e këtij të fundit e kanë zbardhur edhe deputetë të PD-së që po ndjekin seancën.
"Njeri prej te arrestuarve, Ahmet Tobli, i semure, me dy koronare, eshte marre nga shtepia me force, i arrestuar ne kundershtim me ligjin. Avokati tha se kishte folur me prokuroren ne telefon mbas 24 oresh nga arrestimi dhe se prokurorja nuk kishte marre mase, duke genjyer. Avokati tha se kjo eshte veper penale dhe se arrestuari Tobi, invalid, eshte keqtrajtuar. Avokatet po thone se Prokurorja ka falsifikuar librat e hyrjes ne komisariat dhe te ndalimit. Ja ku jane te gjithe te ndaluarit. Asnje nuk ka urdher prokurori, asnje nuk eshte arrestuar diten, por naten jane terhequr zvarre nga krevati".
Për 11 persona prokuroria kërkon masa arrest me burg, për pesë të tjerë kërkohet arrest shtëpie dhe për shtatë qytetarë kërkohet masa detyrim partaqitje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/debate-ne-seance-te-pandehurit-prokuroria-genjen-na-kane-arrestuar-naten-me-maska