Ora News - Nga brenda seances ku po mbahet masa e sigurise per te arrestuarit e Rruges se Kombit

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej orës 09:30, ne Gjykaten e Tiranes po zhvillohet seanca gjyqesore per masen e sigurise per 23 protestuesit e arrestuar për aktet e dhunës në Rrugën e Kombit.

Procesi po ndiqet edhe nga deputetët e PD-se dhe te LSI-se qe pas shume insistimesh jane lejuar të hyjnë në sallën e gjyqit bashke me nje pjese te familjareve te te pandehurve.

Vendimi u mor nga Gjyqtarja. Seanca e njoftuar për në orën 09:00 ka nisur me gjysmë ore vonesë.

E gjithë kjo po zhvillohet në masa të rrepta sigurie dhe në prani të madhe të forcave të policisë. Të cilat kanë krijuar kordon në një perimetër 200 metra larg gjykatës së Tiranë.

Ora 10:30 Ja deputetët e opozitës që po ndjekin seancën

Deputetët PD-së që po ndjekin gjyqin janë Edmond Spaho, Gent Strazimiri, Flamur Noka, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Aldo Bumçi, Orjola Pampuri dhe Rudina Hajdari. Nga LSI është Nora Malaj, Klajda Gjoshaj, Shezai Rrokaj, Silva Caka, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kerpaçi.

Familjarët bllokojnë rrugën para gjykatës: Lironi protestuesit! Rama ik!

Me thirrjet "Lironi protestuesit!" "Rama ik!" familjarët e të arrestuarve kanë bllokuar rrugën përballë gjykatës së Tiranës dhe nuk lejojnë lëvizjen e makinave.

Ora 09:52 Ristani për Ora News: Gjyqi duhet të jetë i hapur, salla e mbushur me policë të armatosur

Deputeti Arben Ristani akuzon Ramën se përmes policisë po tension artificialisht situatën në Gjykatën e Tiranës ku po mbahet seanca për masën e sigurisë për 23 protestuesit e Rrugës së Kombit.

Në një prononcim për gazetaren e Ora News, Keti Banushi, Ristani tha se gjyqe të tilla janë bërë gjithmonë me dyer të hapura.

Ai tha se salla është mbushur me policë të armatosur të cilët dhunuan kreun e grupit parlamentar të PD-së Spaho.

Ora 09:30 Spaho telefonon Xhafaj

Seanca nisi mes tensioneve, pasi deputetët e opozitës fillimisht nuk janë lejuar të ndjekin procesin në sallën e gjyqit. Ata u nxoren jashtë sallës me forcë nga policia.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho telefonoi drejtorin e policisë së kryeqytetit dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj por nuk ka marrë një përgjigje pozitive për lejimin e tyre në sallë.

Në sallë nuk janë lejuar as mediat.

Që në orët e para të mëngjesit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat e Lëvizshme Operacionale kanë rrethuar gjykatën e Tiranës për shmangien e çdo incidenti të mundshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruga-e-kombit-sot-gjyqi-23-te-arrestuarit

Free Traffic Exchange