Mbërrijnë 23 të arrestuarit e “Rrugës së Kombit”, blindohet Gjykata e Tiranës

2018-05-12 0

Kanë mbërritur sot në mëngjes në Gjykatën e Tiranës, 23 personat e ndaluar për protestën e dhunshme në pikën e kalimit të Klaimashit në rrugën Durrës-Kukës.

Perosnat në fjalë akuzohen për 4 vepra penale, ndër të cilat kundërshtim i forcave të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim i pronës dhe Gjykata pritet të shqyrtojë dhe të vendosë lidhur me kërkesën e Prokurorisë për ta, që mendohet se do të jetë detyrim paraqitje ose arrest me burg.

Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë është blinduar nga forca të shumta policore dhe qarkullimi në zonën përreth është i kufizuar.