Ora News - Rruga e Kombit, sot gjyqi për 23 të arrestuarit, 'blindohet' gjykata

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
23 protestuesit e arrestuar për aktet e dhunës në Rrugën e Kombit do të dalin para gjykatës së Tiranës mëngjesin e sotëm për masën e sigurisë. Seanca është njoftuar për në orën 09:00. Që në orët e para të mëngjesit, forca të shumta policie kanë rrethuar gjykatën e Tiranës për shmangien e çdo incidenti të mundshëm.

Zhvendosja e gjyqit në Gjykatën e Tiranës u për shkak të mungesës së ambienteve të përshtatshme në Gjykatën e Kukësit për zhvillimin e seancës.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtarët e ardhur nga Kukësi ndërsa palë do të jenë dy prokurorë të këtij qyteti, Alketa Nushi dhe Edmond Karriqi si dhe avokatët e 23 protestuesve.

Për 11 persona prokuroria kërkon masa arrest me burg, për pesë të tjerë kërkohet arrest shtëpie dhe për shtatë qytetarë kërkohet masa detyrim partaqitje.

Prova kryesore e prokurorisë së Kukësit për protestuesit janë pamjet filmike dhe dëshmitë e 15 policëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruga-e-kombit-sot-gjyqi-23-te-arrestuarit