Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se arrestimet e banorëve të Kukësit gjatë natës janë bërë në shkelje nga ana e prokurorisë dhe e konsideroi "terror"
Gjokutaj: Vetëgjyqësia është kur një shtetas të drejtën që ai gëzon e zgjidh personalisht dhe nuk i drejtohet shtetit. Këta njerëz nuk i janë drejtuar shtetit sepse shteti është fajtori i gjithë kësaj shkeljeje. Njerëzit e kanë zgjedhur vetë. Prokuroria ka vepruar në shkelje flagrante, pasi si kontrolli i banesës, si arrestimi i personave që u dihet vendi, arrestimi nuk lejohet të bëhet natën. Ata janë familjarë, kanë fëmijë. Ky është një terror që nuk mund të lejohet në asnjë mënyrë. Këto janë metoda që vetëm e agravojnë situatën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjokutaj-arrestimet-e-banoreve-te-kukesit-naten-terror-dhe-ne-shkelje