Vritet me arme ish-kryeplaku

2018-05-12 0

Këto janë momentet e arrestimit të 58-vjeçarit Fatmir Cenaj në fshatin Rehovë të Poliçanit. Mëngjesin e së martës ai plagosi rëndë ish- kryeplakun e fshatit, Jonuz Banaj.

Autori përdori këtë automatik për të kryer krimin. Banaj fillimisht mbeti i plagosur, por ndërroi jetë më vonë pasi u transportua me helikopter në spitalin e traumës në Tiranë

Nga hetimet mësohet se mes 60 vjeçarit Jonuz Banaj dhe autorit Fatmir Cenaj, ka patur vazhdimisht një konflikt për pronësinë e një sipërfaqe toke.

Për këtë shkak ata kanë shkëmbyer fyerje dhe sharje të rënda paraditen e së martës. Pas debatit, autori mori këtë automatik në banesën e tij duke hapur zjarr ndaj fqinjit të tij. Banaj, mori një plagë në qafë ndërsa bashkëshortja e tij ish- infermiere u përpoq t?i ndalonte gjakderdhjen por pa ia arritur qëllimit.