Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Bulizmi është një fenomen që na prek të gjithëve. Si përdorues të rrjeteve sociale, zotërues të një llogarie në platforma si Facebook, Instagram apo Twitter gjithkush nga ne shpërndan infromacion, ndan mendime, poston foto, etj. Një fenomen vërtet shqetësues, në nivel botëror jo vetëm në Shqipëri, është ai dhunës, apo ngacmimit në rrjetet sociale që është një formë e re bulizmi.
Cyberbulling, ose bulizimi në rrjetet sociale është një fenomen që rrezikon këdo, më së shumti adoleshentë dhe të rinj, por dhe personazhe të njohur, që në jo pak raste vuajnë një histeri komentesh të liga, dashakeqe, turpëruese e deri në mallime.
Bulizmi ishte sot tema kryesore e emisionit ?Rudina? dhe për të folur për këtë ishin të ftuar gazetarja Iva Tiço, psikologu Edmond Dragoti, drejtuesja e shoqatës ?Barazi në Vendimmarrje? Edlira Çepani dhe gazetarja Gerta Gixhari.
?Bulizmi është një fenomen historik. Gjatë gjithë ekzistencës, krahas dhunës, agresivitetit dhe elementëve të kësaj natyre ka ekzistuar edhe diskriminimi i cili ka qenë pjesë e komunikimit në mjediset njerëzore. Ai mund të zbutet ose të ulet, por është shumë e vështirë të zhduket për sa kohë njerëzit kanë shfaqje të dhunës dhe agresivitetit në marrëdhëniet e tyre të përditshme. Sot në kushtet e teknologjisë së informacionit është përhapur shumë bulizmi kibernetik për të dhunuar individë të caktuar për të ulur statusin e tyre. Ky është mekanizëm që e përdorin shpesh njerëzit. Krahas komunikimit në rrjetet sociale ka edhe bulizëm kibernetik. Në rastin e bulizmit ajo që rekomandojnë psikologët zakonisht është përballja ose kundërvënia ndaj tij që ushtron bulizëm, kjo është e nevojshme për të ç?armatosur tjetrin dhe për t?i treguar se nuk je inferior ndaj tij dhe se ke personalitet.
Një kundërvënie e tipit: ?Unë nuk shqetësohem për të? është shumë e rëndësishme në këto raste sepse budisti i jep kënaqësi vetes ose rrit statusin e tij prej bulisti pikërisht nëpërmjetë superioritetit që krijon ndaj dikujt tjetër?, tha Dragoti.
Ndërkohë Çepani evidentoi bulizmin si një problem që e kemi prezent gjatë gjithë kohës. Sipas saj, bulizmi në Shqipëri kryhet në një mënyrë krejtësisht normale.
?Në rastet e bulizmik kibernetik ti ke mundësi të kesh një person anonim dhe ti jo vetëm që nuk e di kë ke përballë, por as nuk e ndjek dot si rast. Problemi i bulizmit kibernetik është se ti e ke gjatë gjithë kohës prezent sepse ata të ndjekin gjatë gjithë kohës. Edhe personat përgjegjës siç janë policia e kanë shumë të vështirë t?i kapin. Në Shqipëri ne e kemi shumë normale të kryerit e bulizmit. Unë kam kontaktuar me njerëz të cilët kanë qenë agresor ndaj gjërave që kam thënë dhe më kanë thënë: ?Se kishim seriozisht, kërkojmë falje?. Kam përshtypjen se kjo është edhe çështje mentaliteti?, tha Çepani.